Korçë, arrestohen 3 persona, u kapen me 27 klandestinë

Korçë, arrestohen 3 persona, u kapen me 27 klandestinë

60
0
Shares

Policia e Korçës ka prangosur 3 persona të cilët akuzohen se kundrejt shpërblimit do të ndihmonin 27 shtetas të huaj, për të kaluar kufirin në mënyrë të paligjshme.

Në prangat e policisë së Korçës kanë rënë Leonard Jaçellari, 28 vjeç, banues në fshatin Hudënisht-Pogradec, Vasil Kuburja, 47 vjeç, banues në Elbasan dhe Arsen Çekiçi, 44 vjeç, banues në fshatin Buçimas-Pogradec.

Të tre personat e mësipërm janë kapur në flagrancë në aksin rrugor Korçë-Pogradec pranë vendit të quajtur “Kryqëzimi i Vërdovës”, duke transportuar me automjetet e tyre, 27 shtetas të huaj (klandestinë) me kombësi siriane, irakene dhe sudaneze, të cilët vinin nga një kamp i qytetit të Selanikut/Greqi dhe kishin kaluar ilegalisht kufirin e gjelbër drejt tokës shqiptare.

Tre të lartpërmendurit, i’u kishin premtuar shtetasve të huaj, se do t’i ndihmonin këta të fundit, për të shkuar drejt vendeve të BE-së, duke kaluar nëpërmjet territorit shqiptar, kundrejt shumës prej 1200 Euro për personat e rritur dhe 600 Euro për fëmijët.

Pas përfundimit të veprimeve proceduriale si edhe intervistimit të tyre, 27 shtetasit e huaj (midis tyre 12 fëmijë të mitur) janë transportuar drejt Qendrës Kombëtare Pritëse për Azilkërkuesit, në Babrru.

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 3 automjete, dy prej të cilave tip “Ford” me targa AA 370 IR dhe AA 622 MY, automjeti tip “Mercedes-Benz” me targa TR 3127 T si dhe 4 aparate celulare.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Pogradec, për veprën penale: “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve” parashikuar nga neni 298/3 i Kodit Penal.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY