Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar në emisionin Top Shoë në Top Channel është treguar kritikë dhe nuk i ka fshehur pakënaqësitë që ka me ish-mikun e tij të vjetër kryeministrin Edi Rama.Socilaisti Kokëdhima tha hapur se situata e kultivimit të maijuanës i ka dalë qeverisë nga kontrolli. Sipas tij mënyra se si qeveria po e përballon këtë situatë është e gabuar.
“Represioni, presionet dhe dhuna nuk mund të ndalojnë kultivimin e kanabisit. Duhet një politikë më komplekse. E shikoni si shkojnë njerëzit per 25 mije leke ne ditë të punojnë në pastrimin dhe paketimin e marijuanës? Njerëzit shkojnë që në 4 dhe 5 të mëngjesit si punëtorë të marijuanës. Kanë krijuar vakuum në treg sepse njerëzit nuk shkojnë të punojnë në ara, por kanë shkuar te hashashi. Kërkohen masa ekonomike të veçanta për të luftuar ekonominë ilegale duke rritur punësimin dhe mbështetur ekonominë.
Situata është më keq sesa ka qenë më parë. Nuk është puna për të bërë politikë dhe nuk jam i lumtur që e them këtë. Kemi të bëjmë me një skemë mjaft të organizuar. Prodhuesit duhet të paguajnë një të tretën e prodhimit të tyre. Kemi një skemë që ka në dorë një fuqi të madhe financiare. Kjo është një situatë e vështirë që bie kundër me funksionimin e shtetit në vend”– tha Kokëdhima.
Si përfundim ai parashikon edhe se:
“Vendi ndodhet përballë një tranzicioni të dytë. Përhapja e këtij fenomeni do të na çojë në një tranzicion të dytë dhe mjaft të përgjakshëm”, deklaroi Kokëdhima.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/