KËRKESAT/ Bashkitë apelojnë: Qeveria të shpejtojë për strategjinë e decentralizimit

KËRKESAT/ Bashkitë apelojnë: Qeveria të shpejtojë për strategjinë e decentralizimit

45
0
Shares

Sot u zhvillua një konferencë pune e Qeverisjes Vendore – “Decentralizimi – një vit më pas” organizuar nga Shoqatat e Bashkive,me mbështetjen e USAID – Projekti i Planifikimit dhe Qeverisjes Vendore (PLGP).
Të pranishëm ishin kryetaret dhe kryetarët e 61 bashkive të vendit, komuniteti i donatorëve dhe Organizata të Shoqërisë Civile si dhe Bledi Çuçi, Ministër i Shtetit për Çështjet Vendore, Cate Johnson, Drejtoreshe e USAID Shqipëri, Majlinda Bufi Zv Presidente e ShAV/Kryetar i Bashkise Roskoves , Voltana Ademi Presidente e ShBSh/ Kryetar e Bashkise Shkoder .
Tematike u fokusua në tre çështje.
1-Zbatimi i Strategjisë se Decentralizimit gjate viti te pare
Diskutime nga Kryetaret e bashkive për cështje si: planifikimi dhe kontrolli i territorit, financat vendore, baza ligjore dhe rregullative sektoriale dhe jo vetëm, funksionet e reja, marrëdhëniet me institucionet qendrore, organizimi i njësive administrative, etj. Përvojat gjate zbatimit-Mundësitë-Sfidat
2-Aktivitetet dhe planet e ardhshme për nxitjen e decentralizimit nga ana e donatorëve
Diskutime nga donatoret që punojnë për qeverisjen   
3-Roli, kontributi dhe bashkëpunimi në të ardhmen i shoqatave të NjQV-ve
Moderator i takimit ishte Kevin McLaughlin, Drejtor i USAID/PLGP
Voltana Ademi në përfundim të konferencës pasi dëgjoi problemet me të cilën ndeshen sot bashkitë, propozoi një set me rekomandime për  qeverinë, rekomandime që do ti jepnin zgjidhje të shpejtë këtij tranzicioni post reforme.

Rekomandimet

Shoqata e Bashkive të Shqipërise propozon dhe rekomandon si zgjidhje:
1 – Decentralizimi fiskal duhet te filloje me kategorizimin e funksioneve dhe natyrën e shërbimeve dhe përgjegjësive qe dote marrin 61 bashki te reja, sipas parimit “Para per funksion”
2 – Të ndryshoje sistemi i manaxhimit te mbledhjesse taksave dhe tarifave, me favor te kryerjes nga bashkite e medha;
3 – Qeveria Qendrore te mbeshtese njesite e reja memekanizma, akte ligjore apo nenligjore per mbledhjen e takses se prones,ndertesa dhe toke bujqesore;
4 – Të rishikohet formula e grantit te pakushtezuar,ti jepet peshe specifike nder te tjera kriterit te infrastruktures rurale;
5 – Të rishikohen dge vleresohen funksionet dhe buxhetet per agjensite e dekoncetruara (qe varen nga ministrite e linjave dhe operojne ne nivel vendor);
6 – Të ndertohet nje system per taksat e ndara mespushtetit qendror dhe atij vendor (TVSH, TAP)
7 – Të shikohet renta minerare ne favor te pushtetitvendo dhe ne propozojme qe 10-15 % e kesaj ti shkoje pushtetit vendor.
8 – Buxheti i BAshkive te reja (granti) te shkoje 5%e PBB per bashkite pas zgjedhjeve te 2015, dhe cdo vit te rritet me 2% deri nevitin 2020;
9 – Te rishikohen kufizimet ligjore per huamarrjenvendore.
10 – Mekanizmat dhe fondet qe perdoren sot nga agjensite e zhvillimit nepermjet huave duhet te rishikohen ne frymen dhe interesin e zbatimit nga njesite vendore.
11 – Buxheti qe ndahet sot nga Komiteti i Zhvillitte Rajoneve duhet te shkoje ne masen 80% direkt ne njesite e reja (pra skema e granteve konkurruese duhet te hiqet) dhe vetem 20% te administrohet nga komiteti, peri nteresa publike apo nderhyrje ne kohe dhe insteres sipas rastit.
12 – Duhet nje ligj per financat vendore qe te qartesoje rolin dhe pergjegjesite mbi buxhetin, metodologjine e hartimit,shpenzimet, vleresimi dhe mekanizma monitorimi.
13 – Marrjen e masave menjehere qe Bashkite te prekura nga riorganizimi te funksionojne normalisht sipas ligjit, duke shkyerjen e detyrimeve te mbartura nga ish njesite administrative per te garantuar kryerjen e sherbimeve baze publike per popullatem per periudhen tranzitore qe po zgjate dhe ne vazhdim.
14 – Te institucionalizohet konsultimi ndermjet qeverive vendore dhe qeverisjes qendore, mbi bazen enje kodi etike dhe parimeve reciproke.
15 – Transferim i kompetencave-funksioneve ne menyre te plote: (planifikim, menaxhim, adminstrim, ekzekutim, monitorim raportim)(Arsim, sherbime sociale, kullim, bujqesi).
16 – Asistence teknike per rritjen e kapacitetve dhe menaxhimin ne nivel vendor: per sherbimet, per kompetencat e reja: planifikim,kosto-standart, baze te dhenash, metodologji.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY