FOTO/ Dënohet koka e bandës italo-shqiptare, të gjithë ishin “burra të mirë”

FOTO/ Dënohet koka e bandës italo-shqiptare, të gjithë ishin “burra të mirë”

76
0
Shares

Të gjithë ishin “burra të mirë”. Të fshehur si familjarë të rregullt ata jetonin qetësisht, pa luks. Bëhet fjalë për një bandë italo-shqiptare, të shkatërruar në vitin 2014 nga policia e Parmës. Ata kishin ndërtuar një rafineri droge, heroinë dhe kokainë.
Sipas hetimeve, këta “burra të mirë” shqiptarë ishin në gjendje të fusnin në tregun italian sasi të mëdha të heroinës, shumë të pastër dhe kokainës. Ata qarkullonin rreth 20 milionë euro.
Organizata u shkatërrua në tetor të vitit 2014, ndërsa policia gjeti laboratorin e drogës në një shtëpi të braktisur.
Është vlerësuar se ata kishin arritur të fusnin në Itali mbi 60 kg heroinë të pastër nga Evropa Lindore, me vlerë 20 milionë euro.
Më pas kjo drogë, duke u përpunuar, ishte nxjerrë në një sasi prej 480 kg. Gjatë operacionit “Prerja” policia sekuestroi 13 kg heroinë, 3 kg kokainë, 100 kg substancë përzierjeje dhe 13 mijë euro. Por sot koka e këtij grupi, Gëzim Hasa është dënuar me 8 vite burg dhe një gjobë prej 22 mijë euro.
Pas vuajtjes së dënimit ai do të dëbohet nga Italia. Ndërkohë disa anëtarë të tjerë të kësaj bande kanë marrë dënime të lehta. Po ashtu seanca gjyqësore do të vazhdojë për anëtarët e tjerë të bandës.

gëzim hasa 1 

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY