“Dua vetëm të vdes …”

“Dua vetëm të vdes …”

54
0
Shares

Mbah Gotho është njeriu më i moshuar në botë. Ai është 145 – vjeç me dokumente që tregojnë se ai ka lindur në vitin 1870.

I moshuari e ka blerë varrin e tij që në vitin 1992, me idenë se do të vdiste, por kanë kaluar gati 24 vjet dhe ai është ende gjallë.

Nga 10 vëllezërit dhe motrat e tij, nga katër gratë që ka pasur dhe nga fëmijët e tij, atij nuk i ka mbetur më asnjë dhe duket se vdekja nuk e dëshiron Mbah Gotho -n nga Indonezia, informon tv klan.

Edhe pse mosha e tij është mbreslënëse dhe e lakmueshme për të gjithë, atij iështë mërzitur jeta. Këtë Gotho e pohon në një rrjet lokal indonezian.

Në dokumentacionin e tij zyrtar tregohet se ka lindur më 31 dhjetor të vitit 1870 dhe nëse këto të dhëna rezultojnë të vërteta,ateherë Gotho mund të fitojë titullin e personit më të vjetër në botë, duke ia kaluar edhe 122 vjeçares French Jeanne Calment, e cila vdiq 23 vjeçe më e re se Gotho.

Në fakt në lidhje me vjetërsinë e moshës ka një sërë pretendentësh të cilët mendojnë se kanë thyer rekordin, si Jeanne Calment, nigeriani James Olofintuyi që pretendon se është 171 vjeç, Dhaqabo Ebba nga Etiopia i cili pretendon se është 163 vjeç.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY