Deputeti që takoi Dritan Dajtin; SHKB zbarkon në burgun 302

Deputeti që takoi Dritan Dajtin; SHKB zbarkon në burgun 302

53
0
Shares

Pas lajmit që dha një ditë më parë në mediat gazetari Artan Hoxha, se një deputet ka vizituar në burgun 302 në Tiranë Dritan Dajtin, i akuzuar për vrasjen e 4 policëve, Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm ka nisur sot një kontroll për të bërë verifikimet e rastit.

SHKB thuhet se po kontrollin hyrje­daljet që janë bërë ditët e fundit në këtë burg që ndodhet Dajti. SHKB po kryen verifikim, që është një procedurë standarte që bëhet pas një informacioni të publikuar në media.

Gazetari ka deklaruar dje se një deputet i komisionit parlamentar të sigurisë ka zhvilluar të hënën një takim në burgun 302, ku ndodhet edhe Dritan Dajti, i akuzuar si kapobandë dhe autor i një masakre të pesëfisht më 7 gusht të vitit 2009 në qytetin e Durrësit, 4 prej viktimave policë. Po në të njëjtin burg ndodhet edhe Kastriot Ismailaj. Deputeti në fjalë ka deklaruar se do të takonte ish­zv.drejtorin e Burgjeve, Iljaz Labin, i cili u arrestua për korrupsion, tha Hoxha.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY