BE njeh çështjen çame

BE njeh çështjen çame

54
0
Shares

Komisioneri Johanes Hahn, në një seancë dëgjimore me eurodeputetët, ka theksuar faktin që çështja e detit, ndryshe nga sa ka deklaruar ambasadorja greke në Tiranë, njihet nga Komisioni Europian si një çështje e pazgjidhur mes dy vendeve.
Komisioneri Hahn është ndalur në mekanizmin dypalësh në adresimin e çështjeve historike mes dy vendeve, pjesë e paketës Bushati-Kotzias, ku Komisioni njeh si të tillë edhe Çështjen Çame. Top Channel ka siguruar përgjigjen që Komisioneri Johanes Hahn i ka kthyer shqetësimit të eurodeputetes greke Maria Spyraki lidhur me ato që ajo i ka cilësuar “pretendime irredentiste të Shqipërisë”, duke listuar një sërë ngjarjesh të ndodhura përpara dhe gjatë vizitës së ministrit Kotzias në Tiranë.
Deputetja e nis që nga deklaratat e kryeministrit Edi Rama në Konventën e Partisë Drejtësi Integrim dhe Unitet dhe protestën e zhvilluar gjatë vizitës së ministrit grek në Tiranë. Në fund, eurodeputetja e Demokracisë së Re i adreson dy pyetje Komisionerit Hahn.
“- A e konsideron Komisioni veprimet e kësaj partie (PDIU) në qeveri të jetë në frymën e fqinjësisë së mirë, kjo duke qenë dhe një parakusht për anëtarësimin e Shqipërisë?
– A do të marren parasysh ngjarjet e mësipërme në raportin e progresit për Shqipërinë?”, pyeti eurodeputetja greke.
Përgjigjja e komisionarit Hahn ishte shumë e qartë.
“Komisioni vuri në dukje pozitive se frekuenca e vizitave të nivelit të lartë në mes të autoriteteve të Shqipërisë dhe Greqisë është rritur. Marrëdhëniet diplomatike mes dy vendeve janë intensifikuar, gjithashtu edhe dialogu politik është formësuar më të mirë. Komisioni mirëpriti faktin se të dy vendet po diskutojnë krijimin e një mekanizmi të përbashkët, që do të mblidhet në mënyrë periodike, për zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura dypalëshe. Këtu përfshihet përcaktimi i shelfit kontinental dhe zonave detare shqiptaro-greke, të drejtat e personave që u përkasin minoriteteve dhe çështjen çame. Komisioni ka përgëzuar këto përpjekje, duke shprehur mirënjohjen për ripërtëritjen e një angazhimi të tillë të rëndësishëm diplomatik dypalësh”, iu përgjigj Komisioneri Hahn.

Reagimi i kreut të PDIU-së, Shpëtim Idrizi: Ne nuk do harrojmë kurrë!

shpetim idrizi_copy_1
Lajm i madh erdhi, ora e bardhë për Çamërinë dhe padrejtësitë shekullore sapo trokiti….
Komisioneri Hahn i kërkon zyrtarisht Greqisë të trajtojë çështjen çame në kuadër të axhendës së çështjeve të pazgjidhura mes dy vendeve.
Kam përsëritur pa u lodhur se çështja çame është aq afër sa ne punojmë çdo ditë.
Një punë e palodhur, sakrifica dhe dashuri për kauzën tonë të rikthimit të dinjitetit të popullsisë martire çame sot solli futjen zyrtare të çështjes ne axhendën zyrtare të BE.
Faleminderit te gjithëve. Fitorja jonë e radhës. Ne nuk do harrojmë kurrë!

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY