Një studente ka nxjerrë në ankand virgjërinë e saj online që të mbledhë para mjaftueshëm për të studiuar jashtë shtetit.
Ariana, 20 vjeç, po e shet virgjërinë në një rrjet eskorte – me oferta që nisin nga 230 mijë dollarë, raporton The Sun.
Megjithëse studentja nga Rusia kërkoi për rrugë të tjera për të fituar para, ajo thotë se shitja e virgjërisë është mënyra më e shpejtë dhe e lehtë për të.
“Shumë studente përballen me shumë probleme. Duhet të punosh që të paguash për edukimin tënd. Unë dua të shkoj në një vend tjetër për studimet e mia në mjekësi. Universiteti do të jetë shumë i shtrenjtë, po ashtu qeraja”, është shprehur Ariana.
20 vjeçarja thotë se prindërit e saj nuk e dinë se si ajo po i mbledh paratë, por shton se nuk e ka problem t’ja shpjegojë nëse ata e zbulojnë online.
Gjithashtu, Ariana, e cila e konsideron veten si një “femër të pavarur, thotë se ka pritur gjithmonë për t’ja dhënë virgjërinë personit të duhur, por nuk e ka gjetur në të kaluarën.
“Pse duhet të pres më gjatë? Pse duhet ta humb virgjërinë me dikë që më pas do të më thyejë zemrën?”
Ndërkohë që e sheh shitjen si investim, ajo shpreson se kushdo do fitojë ankandin do të jetë i sjellshëm dhe i respektueshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/