Viktima, Ajet Qokthi
Pas vrasjes së një 26-vjeçarit në Lezhë, në polici ka dëshmuar kushëriri i tij, i cili ishte në të njëjtin mjet me viktimën duke mbledhur qumësht në Torovicë të Lezhës.
Agron Qokthi deklaroi se ishin dy persona të maskuar që u kishin dalë në pritë dhe kishin qëlluar me armë në drejtim të makinës së tyre.
Ai tha se mjeti nuk kishte ndaluar dhe kishte vazhduar rrugën. Pronari i baxhos tha se në të njëjtin vend tri vite më parë ishte grabitur në të njëjtën mënyrë.
“Kanë qenë dy persona të maskuar që na kanë zënë pritë dhe kanë qëlluar në drejtim të makinës tonë. Ne nuk kemi ndaluar. Ne nuk kemi pasur konflikt me asnjë person, as unë as kushëriri im. Mendoj se kanë pasur qëllim grabitjeje”, mësohet tw ketë deklaruar Agron Qokthi.
Nga ngjarja e rëndë humbi jetën shtetasi Ajet Qokthi, 26-vjeç. Autoret të cilët mendohet se kanë qenë të paktën dy persona i kanë zënë prite në një kthese në zonë të pabanuar mjetit me të cilët po lëviznin kushërinj Qokthi dhe kanë qëlluar me breshëri automatiku.
Viktima ishte si pasagjer në mjet, ndërsa kushëriri i tij ishte drejtues i mjetit. Drejtuesi nuk ka marrë asnjë plagë nga ngjarja.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/