Disa pamje kanë mbërritur në redaksinë e DRONI.al sot. Pamjet filmike tregojnë parcela me kanabis, jo larg, por në rrethinat e Tiranës, saktësisht prapa Malit të Dajtit.
E veçanta e “origjinës” së këtyre pamjeve, është se ato janë servirur nga ushtarakët shqiptarë të NATO-s, të cilët sot, nga helikopterrët ushtarakë të Mimi Kodhelit, nxjerrin të palarat e ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Ndërsa për ditë, ministri Tahiri pretendon dhe artikulon me zë e me figurë se kanabis nuk ka, parcelat e mbjella me këtë bimë narkotike, në territorin e bashkisë së Tiranës, përgënjeshtrojnë këto pretendime. Për ta bërë sa më të kuptueshme vendin e këtyre parcelave, sqarojmë se ato janë në kufi me Qarkun e Dibrës, ku parcela të tilla, sipas akuzave edhe të opozitës, kontrollohen nga kryepolici Robert Aga…, vëllai i të cilit është më “lakmitar” për deri sa dy ditë më parë u prangos për trafik drogash edhe më të rënda se kanabisi.
Këto pamje, të servirura “me bujari” nga ushtarakët shqiptarë, janë edhe një përgënjeshtrim i “Interforce”-s italiane, e cila, sikurse edhe vetë ka deklaruar, nuk ka parë parcela të mbjella me kanabis…, nga helikopterët e saj…
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/