“Ju lutem lexojini me vëmendje paragrafët e mëposhtëm. Ai që arrin të kuptojë gjë, fiton një thes mielli për zgjedhjet e ardhshme”.
Gazetari Gjergj Erebara, ka zgjedhur këtë mënyrë për të ironizuar një raport, me sa duket të Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, për zgjedhjet e pjesshme të 11 shatorit për kryetar të bashkisë s Dibrës, ndërsa publikon edhe paragrafët, dukshëm të vështirë për të “thithur” kuptimin e tyre…
———-
“Për sa u vëzhgua dhe evidentohet hollësisht në raport, në gjykimin e Koalicionit të Vëzhguesve Vendorë, natyra e pikënisjes së këtij procesi zgjedhor rezultoi të ishte natyrë e vetë procesit zgjedhor.
Zgjedhjet e pjesshme për Kryetar të Bashkisë Dibër ishin një proces zgjedhor i radhës, por nuk ishin pjesë e një përvoje të standardeve dhe aspiratave demokratike të një niveli të tillë që qytetarët shqiptarë meritojnë, apo që stadi aktual i aspiratave integruese dhe ndërtimit të shtetit ligjor kërkojnë”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/