Deputeti i LSI-së, Përparim Spahiu në një reagim të tijin në “Twitter” ka thënë se ai del kundër ligjit të importit të mbetjeve dhe se më 1 tetor do të dalë në protestë.
Spahiu abstenoi gjatë votimit në Kuvend të ligjit, ndërsa sot del totalisht kundër tij.
“Vendosa që në 1 tetor, të jem bashkë me shoqërinë civile, që për mua ka gjithmonë të drejtë!”, shkruan Spahiu, që kandidon edhe për kreun e LSI-së.
Ky qëndrim i Spahiut vjen pasi LSI pranoi dhe votoi propozimin ligjor të qeverisë për mbetjet.
Shoqëria civile ka paralajmëruar një protestë kundër ligjit që lijon importin e mbetjeve më 1 tetor. Nga ana tjetër kryeministri ka deklaruar se mbetjet që do të importohen janë të parrezikshme dhe i vijnë në ndihmë fabrikave të riciklimit në vend.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/