PD zgjidh ngërçin e Laçit, e djathta rikthehet në Kurbin

PD zgjidh ngërçin e Laçit, e djathta rikthehet në Kurbin

68
0
Shares

Konferenca e PD-së Kurbin e zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës Laç, ia ka dalë të zgjedhë kryetarin e saj pas një gare të vështirë dhe plot probleme të degës e cila nuk arriti të nxirrte një kandidat të qëndrueshëm për zgjedhjet lokale të vitit 2015.

Sipas analizës që kreu dega, Partia demokratike ne Kurbin ka rezultuar me rënie, dhe kjo si rezultat e rrjedhjes nga antarësia, kjo nga puna e dobët e kryesisë. Nga zgjedhjet e fundit vendore si rezultat i moskandidimit demokratët humbin këtë njesi vendore. Kurbini i njohur si bastion i fuqishëm i së djathtës, në vitet e fundit ka rezultuar me humbje në dy raste pushtetin vendor, ndaj kjo Konferencë do t’i paraprinte zgjedhjes së kreut të ri të Degës së demokratëve të Kurbinit dhe strukturave Drejtuese të saj. Në kandidim janë vënë përballë Altin Biba dhe Behar Haxhiu, të cilët shpalosen dhe alternativat përkatëse, ndërsa fitues doli Behar Haxhiu i cili do të drejtojë Partinë Demokratike në Kurbin.

kryetari i lacit salla

Behar Haxhiu ka qenë kryetari i Komunës së Milotit dhe përgjatë katër viteve ka kryer një sërë investimesh, duke fituar mbështetje jo vetem tek banorët e Milotit por dhe me gjërë.

Suksesi si drejtues vendor, dhe aftësitë profesionale i mundësuan kandidimin për kreun e demokratëve në Kurbin të cilët i kanë dhënë votbesimin.
Ahmet Zani

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY