I ftuar në emisionin “Ekopolitikë” të gazetares Aurora Sulçe, të TV “Ora News”, Ministri i Bujqësisë, Edmond Panariti tha se në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis.
Ai tha se ky është një aktivitet i paligjshëm që nuk i takon bujqësisë dhe i përqendruar kryesisht në zona të maskuara, kullosore apo pyjore.
“Nuk shikoj asnjë lloj lidhje, në fushat e Shqipërisë nuk mbillet kanabis. Nëse ka mbjellje të kësaj kulture, kjo mbillet në terrene të maskuara, kryesisht në zona kullosore dhe pyjore dhe në ngastra të izoluara jashtë vëmendjes”, u shpreh Panariti, duke i dhënë një tjetër goditje ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, i cili pretendon se nuk kultivohet më kanabis në Shqipëri.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/