Foto Ilustruese
Të paktën 38 sirianë janë larguar nga një qendër të azilkërkuesve në Babrru, ndonëse nuk dispononin dokumente. Burime nga Ministria e Brendshme për “Neës24” bëjnë me dije se 21 persona, mes tyre edhe gra, ishin larguar për pak orë ditën e diel dhe nuk ishin kthyer më në qendër.
Burime nga qendra bëjnë të ditur se qëllim i largimit të tyre është largimi drejt Gjermanisë, nëpërmjet Malit të Zi.
Sipas informacioneve, azilkërkuesit nuk dispononin leje qëndrimi dhe status, ndërsa policia tashmë është vënë në ndjekje të tyre. Po ashtu, sirianët me largimin e tyre, kanë thyer marrëveshjen e lidhur me shtetin shqiptar.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/