Një ditë pas deklaratës së prerë të ministrit të Drejtësisë, Ylli Manjani, që kërkoi hetim të thellë dhe shkarkim të gjyqtares së Durrësit, që i ktheu pronën familjes Seçuni, aty ku kompania Omnix e Faadi Mitrit do ngrinte resortin, reagon për herë të parë e akuzuara.
“Kam folur përmes vendimit”. Kështu ka deklaruar për “Ora News”, gjyqtarja e vënë në qendër të akuzave nga qeveria, direkt nga kryeministri dhe ministri, që e shohin si shkak të dajakut ndaj biznezmenit Faadi Mitri, larguar me barrelë nga Shqipëria, së bashku me investimin 450 milionë dollarësh. Ky është komenti i gjyqtares së gjykatës së Durrësit Joana Qeleshi e cila i njohu të drejtën e pronës në 45 ha tokë në Gjirin e Lalzit familjes Seçuni, pa dhënë të tjera detaje. Ministri deklaroi dje se vendimi është shumë i rëndë me një pasojë shumë të rëndë dhe e patolerueshme. Shkelja e ligjit cënon rëndë figurën e gjyqtarit” Në truallin që iu njoh e drejta e pronës familja Seçuni, biznesmeni libanez, Faadi Mitri, administratori i Grupit OMNIX në Shqipëri kishte marrë leje për të zhvilluar investimin me vlerë fillestare 450 milionë dollarë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/