Gazetari Giovanni Tizian ka biseduar edhe me Kolonelin Maurizio Muscarà
Pjesë nga rrëfimi i kolonelit për “L’Espresso”
Është natë e errët në kanalin që bashkon Otranton me Borshin, 90 km nga qyteti i Vlorës, në Shqipëri. Vetëm hëna ndriçon atë pjesë të detit dhe vihen re gjurmët që lë një motor uji i lëshuar me gjithë shpejtësinë drejt brigjeve pulieze.
Ai që e drejton është një djalosh, pak më i madh se 18-vjeç, i punësuar nga bandat kriminale shqiptare. Në çdo anë të motorit të ujit ka 200 kg hashash i rritur në malet e Gjirokastrës. Ai e di që ka vetëm 50% mundësi për të përmbushur misionin për të cilin është ngarkuar. Shumë nga bashkatdhetarët e tij ia kanë dalë. Vetëm se atë natë, patrullat detare të “Guardia di Finanzas” së Barit, Departamenti ajror-detar-mbikëqyrin bregdetin me motoskafë të fuqishëm, që dikur ishin në duart e kontrabandistëve të cigareve. Është edhe një “Corbelli” i vjetër me katër motorë 500 kuaj fuqi secili, që arrin 120 km/h.
Një helikopter i “Fiamme Gialle” fluturon mbi zonën nga e cila zakonisht vijnë skafistët e marijuanës dhe i duhet vetëm pak për pikasur motorin e ujit të ngarkuar me hashash. Më pas, ia komunikon koordinatat “Corbelli-t”, që nis ndjekjen. Akrobaci, evolucion, manovra shumë të shpejta. Pastaj, më në fund, djaloshi i jep fund ndjekjes së çmendur. Skena të tilla përsëriten vazhdimisht.
Efektivët e udhëhequr nga kolonel Maurizio Muscarà janë mes më të përgatiturve në Itali. Ata ndjekin trafikantët në det që nga koha e kontrabandës së “biondeve” (cigareve).
“Në tre vitet e fundit ne kemi sekuestruar me këto operacione më shumë se 11 ton”, tregon Muscarà, i cili jep disa shifra të rëndësishme: “Një kg i siguruar direk nga plantacionet shqiptare kushton maksimumi 200 euro. Në Itali, shitet 10 mijë euro. Kjo do të thotë se me një ton, klani ka fituar 10 milion”.
Reparti i drejtuar nga koloneli ka vlerësuar biznesin vjetor në 4-5 milion euro. Prodhimi, për më tepër, në Shqipëri është shumë i lartë: 900 ton çdo vit.
“Grupet shqiptare kanë baza italiane, dhe janë të lidhur, kanë zbuluar hetimet, me bandat e Salentos të Sacra Corona Unita. Gjithmonë e më shpesh ndodh të zbulohen edhe karabinierë të vjetër, e marinar ekspert, të ricikluar me këtë trafik”.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/