Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj është rrahur nga disa persona gjatë një vizite në Kosovë. Ngjarja ka ndodhur në Prizren.
Por vetë deputeti socialist, Eduart Ndocaj ka mohuar një gjë të tillë duke bërë publike në “Facebook” një foto të tij dhe një status ku thuhet se është shëndosh e mirë.
Por media kosovare kanë zbuluar të vërtetën për këtë ngjarje.
Klan Kosova ka pyetur Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Sylë Hoxha.
Ai ka thënë se sulmi dhe dhuna ndaj deputetit socialist është bërë nga dy persona, njëri qytetar i Kosovës ndërsa tjetri nga Shqipëria.
Deputeti i Partisë Socialiste në Shqipëri, Eduart Ndocaj i njohur si “Kauboji” është rrahur dy net më parë në Landovicë të Prizrenit. Incidenti ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Ndërkohë që Kryeprokurori Hoxha, ka thënë se kanë kërkuar që të dy personave tu caktohet masa e paraburgimit.
Sipas Hoxhës, personi që ka sulmuar deputetin shqiptar e që është nga Kosova, është i njohur për autoritetet në Prizren.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/