FOTO/ Basha – Arvizu: Zgjedhjet dhe stabiliteti në rrezik nga droga, krimi...

FOTO/ Basha – Arvizu: Zgjedhjet dhe stabiliteti në rrezik nga droga, krimi dhe korrupsioni

49
0
Shares

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha priti sot në një takim Zwvendwsndihmës Sekretarin Amerikan të Shtetit për Çështjet e Sundimit të Ligjit dhe Trafikut Ndërkombëtar të Narkotikëve,  Alexander Arvizu, i cili shoqërohej nga Ambasadori Donald Lu.
Droga, dekriminalizimi, korrupsioni dhe  zgjedhjet ishin në qendër të këtij takimi.
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ndau me bashkëbiseduesit shqetësimin për rritjen e kultivimit dhe trafikimit të drogës me shtrirje në të gjithë territorin e vendit. Partnerët kanë bllokuar deri tani në kufijtë e tyre sasi rekord droge të ardhura nga Shqipëria. Transporti i drogës po kryhet nga toka, ajri dhe detit, tha Basha, duke sjellë në vëmendje trafikun me skafe dhe me avion.
Rasti i fundit, ku për t’i shërbyer trafikut të drogës ishte ndërtuar edhe një pistë ajrore, tregon se trafiku me avion është një mënyrë e preferuar nga trafikantët. Kjo shtrirje masive dhe në sasi e kultivimit të kanabisit, lehtësitë e kalimit të saj nga territori i Shqipërisë do të ishin të pamundura, tha zoti Basha, pa bashkëpunimin dhe  mbrojtjen e strukturave të veçanta të Policisë së Shtetit dhe drejtuesve politik të saj. Rast flagrant është së fundmi dhe ndalimi me kokainë i vëllait të shefit të Komisariatit të Dibrës, Robert Aga, ndërsa ai vetë është nën akuzë për mbrojtjen e parcelave me hashash në Dibër. Zgjedhjet në Dibër, theksoi kryetari i Partisë Demokratike, janë shembull i impakti të drogës në zgjedhje.  Rreziku që sjell me vete droga  është kriminalizimi i shoqërisë, ekonomisë dhe politikës.
Lideri i opozitës theksoi se kthimi i Shqipërisë në hambar droge është pasojë direkte e kriminalizimit të politikës dhe administratës. Edi Rama promovoi në poste kyçe në administrate dhe futi në Kuvendin e Shqipërisë persona të dënuar për trafik droge, të cilëve edhe sot vazhdon t’u japë mbrojtje duke sfiduar haptas ligjin e dekriminalizimit i cili nuk po zbatohet.  Siç u pa dhe në zgjedhjet e Dibrës, këta persona po angazhohen në procese elektorale dhe po mbrohen nga kryeministri për t’i përdorur në zgjedhjet e 2017 duke sjellë disa shembuj si rasti i Elvis Roshit, Artur Bushit, Artur Bardhit të cilët vazhdojnë të mbajnë postin e kryebashkiakut në thyerje të dispozitave të ligjit të dekriminalizimit apo Armando Prengës dhe Arben Ndokës.
Një tjetër shqetësim që Basha ndau me zyrtarët e lartë amerikanë ishte korrupsioni i paprecedent në 25 vite demokraci. Koncesione dhe tendera që jepen pa garë dhe në fondet limit duke injoruar ofertat më të ulëta, me përfitues vetëm një grusht njerëzish të lidhur miqësisht dhe politikisht me Edi Ramën.
Dibra është shembulli i qartë se cili është rreziku që u vjen zgjedhjeve, nga droga, krimi dhe paratë e korrupsionit. Reforma, theksoi Basha, u vonua qëllimisht, për të pamundësuar votimin elektronik i cili do t’i priste rrugën shitblerjes së votës. Shumë të rëndësishme e konsideroi kryetari i Partisë Demokratike çështjen e financimit të partive, ku PD ka propozuar kriminalizimin e donacioneve private dhe  financimit 100% nga buxheti i shtetit si dhe auditimin e plotë e të besueshëm të financimit dhe shpenzimeve të partive politike.
Shqipëria ndodhet në një udhëkryq të rrezikshëm për demokracinë dhe shtetin ligjor theksoi Basha, ndaj është koha për një reagim të fuqishëm publik dhe politik kundër këtij rreziku të qartë dhe të madh ndaj investimit të përbashkët për Shqipërinë demokratike, stabile dhe euroatlantike.
lulzim basha - alexander arvizu

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY