EMRI/ Shqiptari sulmon seksualisht dhe bën për në spital të moshuarën 75-vjeçare

EMRI/ Shqiptari sulmon seksualisht dhe bën për në spital të moshuarën 75-vjeçare

51
0
Shares

Me justifikimin se donte një ujë, një i ri shqiptar është futur në banesën e një gruaje të moshuar italiane në Falconara Marittima.
I riu sipas medieve vendase ka tentuar të kryej marrëdhënie seksuale me 75-vjeçaren.
Ngjarja ka ndodhur në një apartament më 23 qershor të vitit 2011, ndërsa Gjykata e Apelit në Ankona ka konfirmuar tani dënimin me burg për 6 muaj ndaj 31-vjeçarit të quajtur Fation Xhezairi, i akuzuar për sulm seksual në tentativë.
Pala e dëmtuar nuk ka pretenduar dëme gjatë gjyqit. Shqiptari, ka deklaruar gruaja, është futur në kuzhinë dhe ka tentuar ta puthë duke e tërhequr prapa vetes, duke kryer gjeste të turpshme. Mbase shqiptari ishte i dehur në atë moment.
Gruaja ka nisur të bërtasë, çka ka tërhequr vëmendjen e një fqinji. Më pas, sulmuesi është larguar. Gruaja përfundoi në urgjencë pas rastit, për shkak se vuante edhe nga sëmundje të tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY