EMRAT/ Arrestohen dy tatimorët, morën 200 mijë lekë në këmbim të gjobës...

EMRAT/ Arrestohen dy tatimorët, morën 200 mijë lekë në këmbim të gjobës 2 milionë lekëshe

47
0
Shares

Sot nga Seksioni për Korrupsionin në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë në bashkëpunim me Njësinë e Përbashkët Hetimore Task Force në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, bazuar në  pamjet filmike të transmetuara në një emisionin investigativ “Fiks Fare”, u bë  ndalimi i Albert Cako, 43 vjeç, me detyrë inspektor në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë dhe Anxhelo Sida, 29 vjeç, me detyrë Specialist në Drejtorinë Rajonale të Tatimeve Tiranë.
Nga hetimet e kryera, ka rezultuar se këta persona, i kanë kërkuar dhe marrë shumën prej 20.000 lekë, shtetasit R. R., në këmbim të mos vendosjes së masës administrative dhe mbylljes së aktivitetit.
Gjithashtu në kuadër të këtij hetimi është bërë shpallja në kërkim e shtetasit S. K. dhe proceduar në gjendje të lirë shtetasja M. K., për veprën penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga Neni 248–25 i Kodit Penal. Si dhe shtetasi R. R., pronar i aktivitetit, është proceduar në gjendje të lirë për veprën penale “Korrupsionit aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga Neni 244 i Kodit Penal.
Materialet proçeduriale i’u kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprën penale të “shpërdorimi i detyrës”, parashikuar nga Neni 248-25 i Kodit Penal.


Për më shumë mund të lexoni edhe

DENONCIMI/ Tatimori, 200 mijë lekë ryshfet për të mos vënë gjobë 2 milionë lekëshe
/web/DENONCIMI_Tatimori_200_mije_leke_ryshfet_per_te_mos_vene_gjobe_2_milione_lekeshe_26326_1.php

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY