ÇUDIA/ Kina “i dhuron” Metës 10 ekskavatorë, ja pse “do ti përdorë”...

ÇUDIA/ Kina “i dhuron” Metës 10 ekskavatorë, ja pse “do ti përdorë” kryeparlamentari

49
0
Shares

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, mori pjesë në ceremoninë e dorëzimit të 10 ekskavatorëve me vlerë 2 milionë dollarë, donacion i qeverisë së Kinës.
Tingëllon e çuditshme kjo prezencë e kryeparlamentarit dhe kreut të LSI në ceremoninë e zhvilluar në Shkozet të Durrësit, ku të pranishëm ishin edhe ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti dhe ambasadorja e Republikës Popullore të Kinës në Tiranë, Jang Yu.
Kryetari i Kuvendit, Meta, në fjalën e tij bëri të ditur se përse do të përdoreshin këta ekskavatorë.
“Këto mjete jashtëzakonisht moderne dhe të fuqishme do të ndihmojnë mjaft për të zgjidhur shumë probleme me të cilat bujqësia jonë ndeshet, me infrastrukturën e saj kulluese dhe vaditëse, por njëkohësisht do të shërbejë për të pastruar shumë prej lumenjve dhe për të mbrojtur tokat bujqësore, por dhe mjaft komunitete në vendin tonë që ende vuajnë nga përmbytjet sot”, tha Meta, teksa theksoi se zhvillimi i bujqësisë është një prioritet madhor për ekonominë tonë kombëtare.
Ministri i Bujqësisë, Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, Edmond Panariti, konfirmoi Ilir Metën duke përforcuar “fushë-përdorimin” e këtyre ekskavatorëve.
“10 ekskavatorë të fuqishëm krahëgjatë i shtohen flotës së ekskavatorëve dhe makinerive bujqësore të vendit gjë që do t’i shërbejë fuqizimit akoma edhe më shumë të kapaciteteve tona për kryerjen e punime në kanalet kulluese edhe vaditëse”, tha Panariti.
Nga ana e saj, ambasadorja e Kinës, Jiang Yu, vlerësoi vëmendjen e Kryetarit të Kuvendit, Meta, për të mbështetur bashkëpunimin midis dy qeverive në fushën e bujqësisë dhe në fushat e tjera.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY