AXHENDA/ PS mbledh të shtunën Asamblenë Kombëtare, vetëm Rama do diskutojë, të...

AXHENDA/ PS mbledh të shtunën Asamblenë Kombëtare, vetëm Rama do diskutojë, të tjerët do të tundin kokën

47
0
Shares

Partia Socialiste zhvillon të shtunë Asamblenë Kombëtare të saj. Mbledhja e parashikuar për t’u mbajtur në orën 11:00, do të nisë me fjalën e kreut të PS, Edi Rama.
Asambleja do të vijojë me pas me diskutimin dhe miratimin e projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të PS.
Në disa nga pikat e diskutimit, parashikohet edhe manuali i organizimit elektorat të PS, si dhe Kodi i Etikës.

Axhenda e Asamblesë Kombëtare të PS-së

Ditën e shtunë , datë 01 Tetor 2016, ora 11:00 në ambientet e lokal “Xibrakut” në Tiranë, zhvillohet mbledhja e Asamblesë Kombëtare të PS me këtë rend dite:
1. Fjala e Kryetarit të Partisë, Edi Rama.
2. Diskutimi dhe miratimi i projekt rregulloreve në zbatimin të Statutit të partisë:
   a. Rregullore: Mbi organizimin e funksionimin e Asamblesë Kombëtare të PS.
   b. Rregullore: Sekretariati Ekzekutiv i Partisë Socialiste.
   c. Rregullore: Komisioni i Garancive Statutore dhe Etikës.
   d. Rregullore: Kryefinancieri, financierët dhe Këshilli i Mbikëqyrjes Financiare.
   e. Rregullore: Për votëbesimin në parti.
   f. Rregullore: Dokumentacioni në parti dhe administrimi i tij.
   g. Manuali i organizimit elektorat të PS
   h. Kodi i zgjedhjeve në parti.
   i. Kodi i etikës në parti.
   j. Vendim: Për kuotizimin e anëtarësisë së partisë për vitin 2016.

SEKRETARI I PERGJITHSHEM I PARTISE
Gramoz Ruçi

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY