Tre të rinj janë arrestuar nga policia e Tiranës. Një ditë më parë Bektash Muka, 25 vjeç; Valmir Fazliu, 27 vjeç dhe Vilson Laçi, 24 vjeç nuk i janë bindur forcave të policisë “Shqiponja” për të ndaluar, ndërsa ishin duke udhëtuar me një BMW X6.
Pas një ndjekje nga policia automjeti me targa AA 858 NS është përplasur me një mur rrethues në rrugën “Prokop Mima”. Tre të rinjtë edhe pas përplasjes kanë tentuar të largoheshin me vrap.
Gjatë kontrollit të ushtruar në automjet, në një çantë dore, u gjet dhe u sekuestrua në cilësinë e provës materiale një armë zjarri pistoletë e markës “Glock” dhe një krehër me 11 fishekë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/