Policia italiane në Torino ka arrestuar 10 shqiptarë që shfrytëzonin vajza të reja për prostitucion. Hetimet kishin nisur që në vitin 2015. Vajza nga Greqia dhe Shqipëria mbërrinin në Itali me premtimin e një vendi pune ose martese dhe më pas e gjenin veten në rrugë duke prostituuar.
Sipas mediave italiane grupi kriminal kishte vendosur në telefonin e vajzave një aplikacion që gjurmonte të gjitha lëvizjet e tyre. Por shqiptarëve nuk iu mjaftonte vetëm kjo.
Ndaj ata fitimet e vajzave që detyroheshin të shisnin trupin e hidhnin në mbjelljen e marijuanës. policia ka zbuluar një plantacion me rreth 4000 bimë, që nis hidhej në treg kapte vlerën e disa milionë euro.
Hetimet nisën kur në gush të vitit që shkoi shqiptarët kërkonin të fitonin territor, ndaj nëpërmjet dhunës dhe armëve arritën të binin në sy. Ndaj 10 të arrestuarve rëndojnë edhe akuza për grabitje.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/