Kolnfiktohen për pronën, i moshuari tenton të vrasë kryeplakun e fshatit

Kolnfiktohen për pronën, i moshuari tenton të vrasë kryeplakun e fshatit

330
0
Shares

Konfliktet për motive pronësie vazhdojnë të sjellin ngjarje të rënda. Një 66-vjeçar është arrestuar nga policia e Dibrës. Hakik Prençi, kanosi me armë gjahu, me fishek në gojë, kryeplakun e fshatit Hurdhë Muhurr.

Sipas policisë ngjarja ndodhi rreth orës 17.30 të ditës së djeshme, në vendin e quajtur “Fusha e lopës”, rreth 1 km sipër fshatit Hurdhë Muhurr.

I moshuari i ka dalë në rrugë 29-vjeçarit S. H., i cili është edhe kryeplak i fshatit dhe i ka drejtuar një armë gjahu Çifte “teke” të mbushur me një fishek në gojë duke e kërcënuar.

29-vjeçari ka njoftuar menjëherë policinë dhe më pas ka tentuar për t’i marrë armën e gjahut ku nga përleshja mes tyre, nga Hakik Prençi është shkrehur arma e gjahut.

Në vendngjarje ka mbërritur menjëherë policia e cila ka bërë bllokimin e armës së gjahut, si dhe shoqërimin e palëve në konflikt për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e 66-vjeçarit u gjet edhe një armë tjetër gjahu çifte dhe fishekë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY