Qëllohet me armë zjarri nipi i Aldo Bares në Lushnje

Qëllohet me armë zjarri nipi i Aldo Bares në Lushnje

54
0
Shares

Xhulio Shkurti, 21 vjeç u dërgua në spitalin e Lushnjës i plagosur me armë zjarri, bashkë me shokun e tij, Sajmo Xhelili 24 vjeç.

Mjekët thanë se të dy kishin marrë plumba në këmbë dhe në bark, pas një përplasjeje me armë.

Xhulio Shkurti është nipi i një emri të njohur në botën e krimit, Aldo Bares, emri i vërtetë i të cilit është Alfred Shkurti, raporton Lapsi.al

Të rinjtë u dërguan për mjekim në Qendrën Spitalore Universitare Nënë Tereza në Tiranë për shkak të plagëve. Policia tha se ka identifikuar personin që i plagosi dhe është vënë në ndjekje të tij.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY