Xhulio Shkurti, nipi i Aldo Bares i plagosur në Lushnjë bashkë me shokun e tij Sajmo Xhelili janë marrë menjëherë në mbrojtje nga policia. Nipi i Aldo Bares, ka mbetur sot i plagosur gjatë një sherri në qytetin e Lushnjës. Djali i motrës së Bares, i cilësuar si kreu i Bandës së Lushnjës, ka marrë plagë në këmbë dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Xhulio Shkurti, 21 vjeç, bashkë me shokun e tij Sajmo Xhelili, 24 vjeç, si dhe me dy persona të tjerë ishin ulur në një nga lokalet e qytetit. Në debat e sipër, ku dy të rinjt kanë pasur me një prej dy personave të paidentifikuar ende ka pasur gjaknxehje për shkak të pikëpamjet të ndryshme mbi debatin e nisur. Autori i plagosjes së dy të rinjve ka shkuar në shtëpinë e tij dhe është kthyer me armë zjarri, duke qëlluar në drejtim të dy shokëve të tij. Plagosja ka ndodhur në lagjen “Çlirimi”, ku dy të rinjt e plagosur janë dhe banorë. Dy të plagosurit, Xhulio Shkurti dhe Sajmo Xhelili, që kanë marrë plagë në këmbë dhe bark janë dërguar në Tiranë për ndihmë të specializuar mjekësore.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/