Ka rezultuar me pasoja fatale për efektivin e policisë, Ervin Haxhiaj përplasja e një makine me një furgon policie.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur në Kamëz, ku tre efektivë të policisë së rendit kishin dalë në patrullim me furgonin e policisë.
Një makinë me shpejtësi të lartë ka shkuar në drejtim të furgonit, duke e përplasur dhe si pasojë ka mbetur i vdekur Ervin Haxhiaj, kurse dy kolegët e tij, Besmir Voi dhe Neit Hoxha kanë mbetur të plagosur.
Aksidenti ka ndodhur përballë gjimnazit ‘Ibrahim Rugova’. Ende nuk dihen shkaqet e aksidentit, ndërsa policia ka nisur hetimet.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/