Bledi Çuçi zëvendëson Koço Kokëdhimën në Gjirokastër

Bledi Çuçi zëvendëson Koço Kokëdhimën në Gjirokastër

78
0
Shares

Koço Kokëdhima nuk është më i deleguari i Kryesisë së Partisë Socialiste në qarkun e Gjirokastrës. Vendimi mësohet se është marrë në mbledhjen e fundit të kësaj strukture. Në vend të Kokëdhimës, kryetari Rama ka preferuar të dërgojë ministrin për Çështjet Vendore, Bledi Çuçi, vendim që është mbështetur nga Kryesia e Partisë Socialiste.
Përtej marrëdhënieve jo më miqësore mes Kokëdhimës dhe Ramës, mësohet se shkak për zëvendësimin e tij si i deleguar në Gjirokastër, është bërë edhe fakti se Koço Kokëdhima prej mbi 3 muajsh nuk kishte zhvilluar asnjë mbledhje me strukturat e PS-së në këtë qark, ndryshe nga sa bën në Qarkun e Vlorës ku sekretari për Reformën Strukturore dhe Emigracionin vazhdon të jetë mjaft aktiv.
Ndërkohë Partia Socialiste ka nisur organizimin e strukturave të saj në bazë në funksion të zgjedhjeve të vitit të ardhshëm. Për këtë, sekretari i Përgjithshëm, Gramoz Ruçi, ka urdhëruar ngritjen e një grupi pune në çdo qark, me detyrën për evidentuar e atyre që cilësohen si emigrantë të brendshëm, ose zgjedhësit që votojnë në një tjetër qytet nga ai ku jetojnë.
Gjithçka ka nisur duke marrë shkas nga zgjedhjet në Dibër, ku është vënë re se mbi 600 votues të këtij qarku kanë shkuar nga Tirana apo zona të tjera për të marrë pjesë në procesin zgjedhor. PS kërkon që ta shfrytëzojë në mënyrë më të strukturuar këtë potencial zgjedhësish dhe Gramoz Ruçi ia ka besuar porosinë sekretares për Koordinimin Elektoral, Blerina Gjylameti.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY