Tiranë, arrestohet një hajdut motorësh, dokumentohen 8 vjedhje

Tiranë, arrestohet një hajdut motorësh, dokumentohen 8 vjedhje

75
0
Shares

Një hajdut, vjedhës i të paktën tetë motorëve ka rënë në prangat e policisë. Të arrestuar kanë përfunduar edhe dy bashkëpunëtorë të tij.
Burimet zyrtare të policisë së Tiranës bëjnë të ditur se sot, specialistët e Komisariatit të Policisë Nr. 4 dhe Nr. 5, bënë të mundur finalizimin e operacionit të zhvilluar në bashkëpunim ndërmjet tyre.
Si rezultat u bë i mundur ndalimi i Artan Muça, 41 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për vjedhje. (Neni 134/2)
Ndalimi i këtij shtetasi është bërë pasi është arritur ti faktohet dhe dokumentohet me prova ligjore që është autor i dyshuar i vjedhjeve të disa motorëve:
Nga hetimet e kryera nga Specialistët e Policisë së Tiranë, disa nga motorët e lartë përmendur, janë gjetur në banesat e
1. Bashkim Muça, 43 vjeç, banues në Manzë Durrës. (Neni 278/b)
2. Ardit Kurti, 20 vjeç, banues në Durrës. (Neni 278/b)
Arrestimi i këtyre personave është bërë për arsye se gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale motorët të cilët shtetasi Artan Muça i kishte vjedhur në qytetin e Tiranës.
Gjithashtu janë shpallur në kërkim dhe dy persona të tjerë për veprën penale “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtaria kriminale”, parashikuar nga Neni 287/b i Kodit Penal dhe po punohet për kapjen e tyre.
Materialet proceduriale iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprën penale të “Vjedhjes te pasurisë e kryer më shumë se një herë”, “Përvetësimi i parave ose mallrave që rrjedhin nga vepra penale ose veprimtari kriminale”, parashikuar nga Nenet 134/2, 287/b dhe 25 te Kodit Penal.

Vjedhjet e dokumentuara të disa motorëve


motore te vjedhur 21. Më datë 30.06.2016, te spitali i SQU-tës, ka vjedhur motorin tip “Daihan”, shtetasit S. Sh.
2. Më datë 08.07.2016, në rrugën e “Dibrës”, i ka vjedhur motorin tip “Piaggio”, shtetasit Y. B.
3. Më datë 01.8.2016, në rrugën “Siri Kodra”, i ka vjedhur motorin tip “Piaggio”, shtetasit D. U.
4. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Besa”, i ka vjedhur motorin tip “Gumen Moto”, shtetasit H. M.
5. Më datë 13.09.2016, në rrugën “Myslym Keta”, i ka vjedhur motorin tip “Jamaha”, shtetasit E. P.
6. Më datë 06.04.2016, në rrugën “Burimi” Kamëz, i ka vjedhur motorin tip “Motorr Cap” (frezë), shtetasit R. B.
7. Më datë 02.05.2016, në “Babrru”, i ka vjedhur motorin tip “Yinxiang”, shtetasit F. D.
8. Më datë 04.06.2016, në rrugën” Teuta”, i ka vjedhur motorin tip “Dayang”, shtetasit I. D.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY