Saimir Tahiri aludon, Balili dhe kërcënuesit e Kryeprokurorit lëvizin të lirë

Saimir Tahiri aludon, Balili dhe kërcënuesit e Kryeprokurorit lëvizin të lirë

73
0
Shares

PD ka reaguar pas aludimeve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri, nëpërmjet një foto që ish-kryetari i bashkisë së Tiranës Lulzim Basha i ka shtrënguar dorën një qytetari.
Duke denoncuar se trafikanti i 130 kg drogë sot në Durrës është ende i lirë, PD shprehet se ndërsa ministri i Brendshëm aludon, të lirë janë ende edhe Balili dhe kërcënuesit e Prokurorit tëë Përgjithshëm…

Deklarata e plotë e PD-së


partia demokratike, selia newsDo të donim shumë që ky trafikanti te ishte në prangat e policisë duke dhënë sqarime edhe për aludimet miqësore të ministrit Tahiri. Por siç ka ndodhur deri tani çuditërisht trafikantet i shpëtojnë policisë. Flagrant është rasti i baronit të drogës Balilajt që shëtit i lirë dhe nën mbrojtjen e Tahirit në Sarandë.
Nuk mund të fshihesh pas aludimesh dhe akuzash kaq ordinerë ti që je përgjegjësi kryesor i kthimit të vendit në hambar drogë dhe njeriu qe u jep mbrojtje të drejtpërdrejtë trafikanteve të drogës, gjobëvënësve dhe kriminelëve.
Sot në fakt po prisnim reagim tënd ose të kryeministrit për kërcënimin që i është bërë Prokurorit të Përgjithshëm. Thuhet se kërcënuesit janë miqtë e tu.
Urojmë dhe shpresojmë që institucionet përgjegjëse ta zbardhin sa më parë këtë ngjarje të denjë për vendet ku sundon mafia dhe krimi.
Në rast se mendoni se me shpifje do ti mbyllni gojën opozitës, jeni të dështuar. Beteja totale kundër krimit, drogës dhe lidhjeve tuaja dhe të Edi Ramës me kartelin, sapo ka nisur.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY