Ministri Ditmir Bushati korrigjon ambasadoren greke në Tiranë

Ministri Ditmir Bushati korrigjon ambasadoren greke në Tiranë

54
0
Shares

Ministri i Jashtëm Ditmir Bushati ka gjetur një mënyrë për t’i vënë në dukej ambasadores se re greke në Tiranë se nuk njeh mirë dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke, fill pasi ajo deklaroi se çështja e kufirit detar mes dy vendeve është e mbyllur me marrëveshjen e vitit 2009.

“Nuk është në natyrën e një ministri të jashtëm dhe as në natyrën time që të komentoj qëndrime të caktuara të ambasadorëve të akredituar në Shqipëri, por mbase është momenti për t’i bërë thirrje edhe koelegëve në media, që kanë shkruar për këtë temë, që të tregohemi paksa më dashamirës me një ambasadore të re në detyrë, që ndoshta do të kërkojë kohën e vet për t’u familjarizuar me dosjen e marrëdhënieve shqiptaro-greke”, ka deklaruar ministri i Jashtëm Ditmir Bushati në një intervistë dhënë për Zërin e Amerikës.

Pjesa e intervistës për marrëdhëniet shqiptaro-greke:

Zoti Bushati, në marrëdhëniet me një vend të Bashkimit Evropian, me Greqinë, mbetet e hapur çështja e përcaktimit të kufirit detar. Në deklaratat tuaja pas takimeve që keni patur me homologun grek keni thesuar se do të angazhohen grupe pune për të parë rrugët e zgjidhjes së këtij problemi. Megjithatë në Tiranë ambasadorja e re greke në një intervistë është shprehur se kjo është një çështje e zgjidhur me marrëveshjen e 2009. Si e shpjegoni këtë qëndrim, a ka një rithim të Athinës në pozicionet e saj fillestare dhe ku është procesi për zgjidhjen e këtij problemi?

Ditmir Bushati: Ka të paktën dy vjet e gjysmë që ne kemi hapur disa kantiere pune me Greqinë duke vendosur mbi tryezë të gjitha çështjet që mbeten të hapura dhe baza, apo origjina e të gjitha këtyre çështjeve buron nga ligji famëkeq i luftës, që është ende në fuqi nga ana e Greqisë përkundrejt Shqipërisë.

Ne i kemi kategorizuar çështjet e hapura në 3 blloqe;

1.çështje të së shkuarës së largët apo të historisë, që datojnë nga Lufta e Dytë Botëtore

2. çështje të aktualitetit me ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e qytetarëve si dhe

3. çështje që kërkojnë njëlloj parashikueshmërie, që kanë interes strategjik për Shqipërinë dhe Greqinë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY