Lul Basha mos bëjë foto me Saimir Tahirin!

Lul Basha mos bëjë foto me Saimir Tahirin!

206
0
Shares

Në foto, Saimir Tahiri në plantacionet e kanabisit në Vlorë. Vetëm parcela pas tij prodhon rreth 4000 kg hashash të përpunuar dhe gati për treg, 35 herë më shumë se sa sasia e hashashit që iu kap ditëziut në Port

Ministri i Brendshëm Saimir Tahiri ka shpërndarë një foto ku duket Luzim Basha që ka takuar një banor lagjeje gjatë inaugurimit të një rruge kur ishte kryetar bashkie. Ai burri është alibia e Saimir Tahirit se opozita nuk ka të drejtë t’i kërkojë llogari për hashashin pasi sot është arrestuar duke transportuar drogë në Durrës. Tahiri nuk ka publikuar foton e tij te droga por foton e tij te rruga, cfarë të bën të dyshosh se ky mund të jetë një montim i specialistëve të ministrisë. Por edhe nëse është e vërtetë, vetëm Saimir Tahiri që është i djegur për alibi mund ta konsiderojë atë foto si një lidhje e opozitës me hashashin.

Llogjika e tij rreth kësaj fotoje vetëm sa përforcon akuzat që opozita ia bën për lidhjet me Habilajt, për parcelat e dhjetra kushërinjve në Tepelenë plot me drogë. Të gjithë ata që merren me trafik dhe nuk janë kapur, janë miqtë e Saimir Tahirit. Nuk ka asnjë shpjegim tjetër, bile ky është shpjegim shterues për sa kohë qëndron lart entuziazmi i Tahirit për foton që ka gjetë në arkivin e bashkisë së Tiranës.

lul basha me trafikantin

Foto që ka shpërndarë ministri i Brendshëm

Ministri jeshil kapet pas fijes së kashtës. Po të gjyrmojmë fotot e tij të fushatës në Tiranë mund të gjejmë kriminelë, pedofilë, hajdutë dhe grupe emergjentë të krimit të madh në Tiranë.

Po ai kriminelët i ka në stafin e vet. I vriten herë pas here për shkak të drogës dhe trafiqeve të tjera. Lul Basha të ketë mendjen mos të bëjë foto me Saimirin, se ai është trafikant i madh që ka mbushur gjithë Shqipërinë me kanabis.

Deklarata e Ministrit të Brendshëm:

Meqe PD sot beri ritualin ditor te baltosjes ndaj meje dhe Policise, me pretekstin e hashashit, po i pergjigjem me kete foto qe po ben xhiron e rrjeteve sociale.

Ne foto eshte Lulezim Basha me personin e shpallur ne kerkim per trafikimin e 130 kg droge dje ne darke ne Portin e Durresit.

Une nuk e di nese kete foto apo te tjera te tilla, ose miqesine e ngushte historike me Lulzim Bashen, ky trafikant i ka perdorur si pasaporte paprekshmerie apo kredibiliteti, ne te kaluaren a qofte edhe tani.

Por ketu bejme dallimin, ne qe sot luftojme trafikun, dhe qeveria e shkuar qe dje jo vetem qe nuk e luftonin, por me keq akoma, mekatet qe benin vete dje, na i lexojne ne sot.

Une nuk kam ndermend te akuzoj Lulzim Bashen si trafikant apo pronar te droges qe iu kap mikut te tij dhe te partise se tij. Kjo do ishte e tepert dhe e padrejte.

Nuk kam ndermend as te them se me parate e droges qe ky medemek biznesmeni kerkonte te trafikonte ne Itali, financohet PD dhe tellallet e saj qe recitojne te foltorja.

Nuk kam ndermend te them as se po ky biznesmen trafikant, mund te kete qene edhe pronari i parceles ku shkonte bente foto e video nje nga Shqup-istat.

Por nuk kam sesi sot, qe miku fotografik i Lulzim Bashes dhe PD u kap me presh ne duar me plot 130 kg droge qe donte ti trafikonte ne Itali, ti them Lulzim Bashes e shqup-istave te tjere: turperohuni per balten qe keni hedhur, e mbyllni gojen.

Kriminelet e trafikantet jane vetem kaq, kriminele e trafikante.

E mbi krimet e tyre, ne kemi zgjedhur te mos fitojme vota duke share PD, por te fitojme force me shume per tu bere bashke me qytetaret, per nje Shqiperi me te denje e me te drejte.

Ndaj na besojne qytetaret, akoma me shume partneret.

Nqs nuk e beni kete e doni te vazhdoni baltosjen ndaj meje, policise e qeverise, atehere per barazi kushtesh, ju takon sot ti dilni zot 140 kg droge e trafikantit te fotos e partise qe u kap dje.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY