Kosovë, ndalohen 28 prostituta shqiptare dhe 3 tutorë

Kosovë, ndalohen 28 prostituta shqiptare dhe 3 tutorë

255
0
Shares

Foto ilustruese

Policia e Kosovës gjeti në tri aksione të ndryshme të paktën 28 vajza nga Shqipëria që ushtronin prostitucion në rajone të ndryshme të vendit.

“Në rastin e parë Policia e Kosovës në funksion të parandalimit të trafikimit me njerëz dhe zbatimit të urdhëresës, nga Gjykata themelore në Pejë, për kontroll në rajonin e Pejës, me datë 22.09.2016, në bashkëpunim edhe me inspektorët komunalë, sanitarë, të ambientit, të tregut etj, ka realizuar kontrollin në katër lokacione me që rast nga inspektorët kompetentë janë hasur parregullsi si në dokumentacionet e nevojshme po ashtu edhe në aspektin sanitar. Përveç shqiptimit të gjobave nga inspektorët kompetentë janë sekuestruar përkohësisht si prova materiale edhe tre telefona dhe një diviar i kamerave”, ka treguar Policia e Kosovës.

“Gjatë këtij operacioni janë hasur duke punuar 28 femra shtetase të Shqipërisë, të cilat nuk kanë pasur as leje qëndrimi dhe as kontrata pune, si dhe 4 femra kosovare pa dokumentacion përkatëse për punë. Të gjitha veprimet janë ndërmarrë nga kompetentët duke u bazuar në ligjet e aplikueshme në fuqi”, thotë më tej PK-ja.

Në rastin e dytë, pas hetimeve të vazhdueshme të zhvilluara nga Sektori Qendror i Hetimeve të Trafikimit me Njerëz, dhe të udhëhequra nga Prokuroria Themelore, departamenti për krime të rënda në Prizren, në bashkëpunim edhe me autoritetet policore të Republikës së Shqipërisë është arrit të grumbullohen prova relevante, dhe si rezultat i këtyre përpjekjeve me datë 23.09.2016, nën dyshimin për veprën penale “Trafikim me njerëz”, është arrestuar i dyshuari (S.Q. shtetas i Shqipërisë ) dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet ne mbajtje për 48 orë për procedura të mëtejme ligjore.

E rasti i tretë ka ndodhur më datë 23.09.2016, në Gjilan, njofton Policia e Kosovës, që ka treguar se atje ka arrestuar dy persona të dyshuar me iniciale L.K. (1996) dhe F.Q. (1957), shtetas të Republikës së Kosovës, me dyshimin për kryerje të veprës penale “Trafikimi me njerëz”.

“Me këtë rast është identifikuar edhe një viktimë e trafikimit, e cila është trajtuar në bazë të procedurave standarede të veprimit të parapara për viktimat e trafikimit. Me aktvendim të Prokurorit të shtetit, të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë për procedim të mëtejmë ligjor”, thotë PK-ja.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY