JOZYRTARE/PD do çojë në Kushtetuese “vettingun”

JOZYRTARE/PD do çojë në Kushtetuese “vettingun”

55
0
Shares

Partia Demokratike do ta çojë shumë shpejt ligjin e “vettingut” në Gjykatën Kushtetuese, kanë saktësuar burime jozyrtare të PD për top channel.

Sipas këtij televizioni, mes demokratëve deklarata e ambasadorit amerikan një ditë më parë se PD mund të krijojë bindjen te qytetarët se është kundër reformës, konsiderohet edhe si një presion publik ndaj anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese, të cilët janë të parët që do t’i nënshtrohen “Vetting”-ut. Demokratët i konsiderojnë disa nene të rëndësishme të ligjit të vettingut si pika kyçe, nëpërmjet të cilave qeveria do të kontrollojë sistemin e drejtësisë, duke vendosur nën kontrollin e saj direkt procesin e verifikimit të pasurisë dhe integritetit të gjyqtarëve, prokurorëve dhe punonjësve të Byrosë Kombëtare të Hetimit. Të njëjtën analizë opozita bën edhe për të paktën 2 ligje të tjera që pritet të miratohen me paketën e 29 shtatorit.

“I kemi thënë udhëheqjes së PD-së se rrezikojnë të bëhen ajo parti që populli shqiptar beson se është kundër kësaj reforme dhe se po mbron gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar, ose gjyqtarë e prokurorë tek të cilët kanë ndikim politik”, deklaroi një ditë më parë ambasadori amerikan Donald Lu.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY