Arlind Llalla, personi që vrau tre ditë më parë Ardian Mesitin në Gramsh, ka pranuar autorësinë e krimit para gjykatës së Elbasanit,ku u njoh me masën e sigurisë arrest me burg. 25-vjeçari ka treguar para togave të zeza se sherri ka qenë për një femër, por jo se ai i kishte ngacmuar motrën viktimës.
Sipas Llallës ai e kishte kryer krimin në kushtet e vetëmbrojtjes pasi Mesiti e kishte rrëzuar dhe po e qëllonte me grushte.
Në këto kushte ai ka nxjerrë thikën duke e qëlluar disa herë. Pas kësaj ai e ka lënë viktimën në rrugë duke u larguar për në shtëpi. Avokati mbrojtës i 25-vjeçarit ka kërkuar një masë më të butë duke qenë krimi është kryer për vetëmbrojtje.
Ndërsa prokurori ka kërkuar arrest me burg për shkak se është provuar se Llalla është autor i krimit dhe e ka pranuar atë.
Për më tepër vepra penale për të cilën akuzohet është mjaft e rëndë. Në fund gjykata vendosi të pranojë kërkesën e organit të akuzës.
Për këtë ngjarje ishte shoqëruar edhe Xhulian Kokomeci, por u la i lirë pasi nuk ka qenë dëshmitarë okular i krimit pasi është larguar për të njoftuar familjarët e dy persona të përfshirë në sherr.
Në momentet e para nga policia e Elbasanit u tha se ngjarja mund të kishte ndodhur për parcelat me kanabis, derisa u arrit të sqarohej plotësisht me deklarimin e autorit të krimit.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/