Dyfishohet numri i kërkesave për divorc, ulet numri i martesave

Dyfishohet numri i kërkesave për divorc, ulet numri i martesave

46
0
Shares

Rritet numri i çifteve shqiptare që kërkojnë zgjidhje të martesës në Gjykatën e Tiranës. Krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë numri i kërkesave për divorc është dyfishuar.
Gjatë vitit 2016, 1424 persona kanë kërkuar të divorcohen, ndërsa në të njëjtën periudhë të një viti më parë ishin vetëm 882 kërkesa.
Sipas burimeve nga Gjykata e Tiranës, në 70 % të rasteve janë gratë ato që kërkojnë të divorcohen nga bashkëshorti.
Për psikologët, arsyet që çojnë një çift drejt zgjidhjes së martesës janë nga më të ndryshmet, por dhuna në familje dhe problemet ekonomike janë dy nga faktorët kryesorë.
E ndërsa numri i divorceve është rritur, ai i martesave është ulur. Sipas Institutit të Statistikave, Kukësi dhe Gjirokastra kanë numrin më të ulët të martesave, ndërsa Tirana dhe Elbasani janë dy prej qyteteve ku të rinjtë kanë numrin më të lartë të kurorëzimit të lidhjes së tyre në martesë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY