Drejtoreshat flasin pas largimit, Fagu pret vendimin e Ramës të lirojë zyrën

Drejtoreshat flasin pas largimit, Fagu pret vendimin e Ramës të lirojë zyrën

61
0
Shares

Ish-shefja e Tatimeve, Briseida Shehaj ka folur për Panoramën fill pas largimit të saj duke konsideruar se ka qenë një drejtore e suksesshme. Shehaj është propozuar për zv.ministre e Ekonomisë.

“Pas një komunikimi që kam zhvilluar ditën e djeshme me Kryeministrin Rama, kam pranuar detyrën e re që më është propozuar. Ajo që dua të theksoj është se gjatë këtyre 3 viteve nën drejtim e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve, lë pas një sistem të ngritur, i cili ka qenë i suksesshëm në mbledhjen e të ardhurave. Në fund të 8-mujorit, të ardhurat e realizuara nga Tatimet kanë qenë me rritje 3 miliardë lekë. Detyra e re është një sfidë jo vetëm për mua, por edhe për Qeverinë, pasi puna jonë është puna e një ekipi”, u shpreh Shehaj.

Por drejtoresha e Përgjithshme e Doganave, Pranvera Fagu ka deklaruar se shkarkimi i saj nuk është bërë ende me vendim të Këshillit të Ministrave. “Nuk kam dhënë dorëheqjen, vazhdoj të jem në punë. Emërimi i Drejtorit të Përgjithshëm të Doganave dhe shkarkimi i tij bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave”, u shpreh Fagu për Panoramën.

Belinda Ikonomi, këshilltarja e Kryeministrit Rama për ekonominë e kontaktuar, nuk pranoi të japë koment për detyrën e re, ndërsa shtoi se emërimet e reja bëhen me vendim të Këshillit të Ministrave.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY