Drejtoresha e Përgjithshme e Tatimeve, Briseida Shehaj ka dhënë dorëheqjen për të marrë një tjetër detyrë edhe më të lartë, atë të zëvëndësministres së Ekonomisë.
Pas 3 vitesh në krye të tatimeve ajo mesohet se ka dhënë dorëheqjen dje.
Po sot është emëruar drejtoresha e re në vend të saj. Ajo është Vasilika Vjero.
Ndërkohë ka ndodhur rrotacion femrash edhe në Dogana. Drejtoresha e re e Përgjithshme e doganave është Bela Ikonomi duke zëvëndësuar në këtë post Pranvera Fagun e cila pritet te merohet drejtore e QKR.
Ikonomi ka qene drejtore e tatimeve ne bashkine e Tirane kur ajo drejtohej nga Rama ndersa Vasilika Vjero po ashtu ka qene ne kabinetin e Rames ne bashkine e Tiranes.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/