AKSIONI/Edhe sonte emrat e qeveritarëve në kazanët e plehrave

AKSIONI/Edhe sonte emrat e qeveritarëve në kazanët e plehrave

42
0
Shares

Edhe sonte do të vijojë shkrimi i emrave të deputetëve socialistë në kazanët e plehrave me shpresë se nesër do të jetë shumë e vështirë të zëvëndësohen nga bashkia. “Organizata politike” ka njoftuar se do të vazhdojë aksionin e saj derisa cdo kazan të marrë merin që meriton të një pushtetari.

kazan petrit vasili

Sot, në orët e para të mëngjesit u arrestuan dy aktivistët Klodi Leka dhe Bislim Lakna. Disa makina, furgonë dhe motorrë policie janë mobilizuar për të ndaluar aktivistët me sprej në dorë si të ishin terroristë.

Nga momenti i marrjes në pyetje, sjellja e policisë ka qenë shumë arrogante, duke ushtruar presion dhe dhunë verbale për të firmosuar proces-verbalin e ngjarjes me akuza të stisura. Këta të fundit janë mbajtur padrejtësisht në ambientet e Komisariatit Nr.2 gjatë gjithë natës, thuhet në një njoftim të Organizatës.

kazan sadri abazi

Në këto ambiente është paraqitur menjëherë edhe policia bashkiake, e cila iu ka vënë një gjobë të dyfishtë aktivistëve: për prishje të pronës publike të Bashkisë, që njëherazi është edhe prona private e kompanisë që ka marrë me koncesion menaxhimin e mbetjeve. Gjoba e kripur e bashkiakëve prej 300 mijë lekësh të vjetër, për faktin se kazanëve të plehrave ju është vënë emri që meritojnë, është një tjetër akt i mohimit të lirisë së fjalës dhe ndalimit të rezistencës, prandaj nuk do të paguhet nga aktivistët të cilët janë edhe studentë në kushte të vështira ekonomike, thuhet në njoftimin e Organizatës.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY