I ftuar në emisionin Opinion të Blendi Fevziut në TV Klan, kreu i PD-së Lulzim Basha ju përgjigj interesimit të gazetarëve në panel, për koalicionet e PD-së në vitin 2017.
“Ne duhet të ndërtojmë një koalicion vlerash. Këtë model po e ndërtoj edhe në partinë time”, sqaroi Basha.
Ndërsa për koalicionin me Edi Ramën ai është kategorik kundër, për në koalicion të mundshëm me LSI-në Lulzim Basha nuk u shpreh fort i prerë.
“Ky model nuk do të jetë një monopol i PD-së por do ti bindë partitë e tjera që të ngrejë stekën e tyre në këtë nivel. LSI është pjesë e qeverisjes dhe këtë e vërtetoi edhe sot me votimin e ligjit të plehrave. PD do të vazhdoj të ndërtojë një koalicion me qytetarët”, u shpreh kreu i PD-së në përgjigje të interesimit të këshilltarit të Ilir Metës, Lornc Vangjeli.
“Të hënën nis turin tjetër. Unë dua të ndërtoj modelin e marrjes së mendimit të qytetarëve pa filtra. Ne duhet të varemi nga qytetarët dhe jo nga oligarkëve. Edhe unë kam pasur stokun tim të gabimeve si ministër e si kryebashkiak por unë kam mësuar nga ato dhe prandaj unë do t’ia dal, ne do t’ia dalim sepse rrota e historisë ecën përpara”, ka qenë ky njoftimi i Bashës që në përfundim të emisionit Opinion të Blendi Fevziut në TV Klan.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/