Greqia refuzon kërkesën për azil të ushtarakëve turq

Greqia refuzon kërkesën për azil të ushtarakëve turq

51
0
Shares

Greqia ka refuzuar kërkesat për azil për 3 nga 8 ushtarakët turq që u larguan nga Turqia drejt Aleksandrupolit me helikopter pas përpjekjes së dështuar për grusht shteti korrikun e kaluar.
Megjithatë, burime të Shërbimit për Azil deklarojnë se ky zhvillim nuk i hap rrugë domosdoshmërisht deportimit të tyre në Turqi.
Dy nga tre ushtarakët nuk kanë marrë ende përgjigjen e dokumentit përkatës dhe çështja shkon në arkiv dhe sipas ligjit kanë të drejtë të kërkojnë të hapet dosja e tyre pas 9 muajsh.
Ushtaraku i tretë ka marrë përgjigjen negative, por rasti i tij veçohet dhe ka të drejtë të ribëjë kërkesë për azil për 15 ditë.
“Ne kemi përshtypjen se vendimi ka qenë i paracaktuar dhe se intervista u realizua vetëm si një formalitet”, ka deklaruar Stavroula Tomara, avokate e tre ushtarakëve.
Ndërsa nuk ka ende një vendim për 5 ushtarakët e tjerë, sipas burimeve nga gjykata, atyre që iu refuzua azili nuk mund të hedhin poshtë provat e paraqitura nga autoritetet turke për pjesëmarrjen e tyre në ngjarjet e 15 korrikut.
“Unë kam vënë re shumë paligjshmëri , parregullsi dhe mungesa te zbatimit të rregullave të kodit ligjor”, ka thënë avokatja Tomara.
Turqia ka kërkuar zyrtarisht ekstradimin e tyre dhe më datë 18 gusht dorëzoi kërkesën në Ministrinë e Jashtme greke për deportimin e tyre dhe dërgimin para gjykatës ushtarake, duke i quajtur tradhtarë dhe elementë terroristë.
Më pas Gjykata e Aleksandrupolit i dënoi ata me 2 muaj burg me kusht, me akuzën e hyrjes së paligjshme në Greqi dhe për tentativën e kryerjes së veprimit të fluturimit të paligjshëm, duke iu njohur faktin e kryerjes së këtyre veprimeve nën kërcënimin e jetës.
Tetë ushtarakët truq këmbëngulin se jetët e tyre do të ishin në rrezik nëse do të kthehen me forcë në Turqi, duke mohuar përfshirjen në grusht shteti dhe duke pohuar se transportonin të plagosur kur helikopteri i tyre është qëlluar, ndaj u ulën në aeroportin e qytetit veri-lindor të Greqisë.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY