Vdekja e nënës me foshnjen, mjekët para gjykatës, Prokuroria kërkon 45 ditë...

Vdekja e nënës me foshnjen, mjekët para gjykatës, Prokuroria kërkon 45 ditë burg

50
0
Shares

Jepet sot masa e sigurisë për dy mjekët e maternitetit “Koço Glozheni”. Dy mjekët Edison Klosi dhe Dritan Deçka kanë mbërritur në gjykatë, ndërsa në sallë janë të pranishëm shumë kolegë të tyre që u kanë ardhur për mbështetje.

Dy mjekët akuzohen për mjekim të pakujdesshëmnë lidhje me rastin e rëndë të vdekjes së 35-vjeçares Aida Çajku dhe foshnjës së saj 9-muajshe, ngjarje tragjike e ndodhur mes mbrëmjes së të enjtes dhe në të gdhirë të ditës së premte që lamë pas.

Prokuroria e Tiranës pritet të kërkojë në gjykatë për dy mjekët masen e sigurisë “arrest ne burg” me afat 45 ditë, në pritje të aktit të ekspertimit mjeko-ligjor.

Pas ndalimit nga forcat e Komisariatit nr. 1 në orët e vona të së shtunës (17 shtator 2016) mjekët e arrestuar të maternitetit “Koço Gliozheni” po mbahen në mjediset e Drejtorisë së Policisë së Tiranës.

Në deklarimet e para dhënë para hetuesve, mësohet se 2 mjekët kanë thënë se ata kanë kryer detyrën dhe kanë zbatuar procedurat që ndiqen në të tilla raste.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY