Ish-Kryeministri i Britanisë së Madhe, Tony Blair ka deklaruar se do të mbyllë firmën e tij të konsulencës, punë në të cilën u fokusua pas largimit nga detyra.
Në një deklaratë të publikuar në faqen e tij. Blair thotë se një shumë substanciale të parave do t’i dhurojë për organizata jo fitimprurëse.
Tony Blair ka marrë shumë kritika mbi fitimet që ka siguruar kryesisht nga ofrimi i konsulencës për qeveri të huaja dhe firma shumëkombëshe. Blair ka sqaruar se puna e tij tashmë do të fokusohet tek ato jofitimprurëse.
Ish-kryeministri britanik që ka punuar dhe si konsulent për qeverinë shqiptare, është kritikuar për ofrimin e këshillave për regjimin në Kazakistan sesi të përballonin masakrën mbi civilët nga punonjësit e sigurisë.
Gjithashtu, Blair ka ndihmuar dhe kryeministrin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Pasuria e Blair përllogaritet që arrin në 80 milionë paund.
Ish-kryeministri Britanik me ardhjen e qeverisë “Rama” në pushtet ka shërbyer si këshilltar, duke zhvilluar dhe disa vizita në Tiranë. Kryeministri Rama vazhdimisht ka insistuar se konsulenca e tij nuk është me pagesë.
Ndërkohë, vizita e tij e fundit në Shqipëri ishte në gusht ku u takua me Ramën në Dhërmi.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/