Teatri Kombëtar i Kukullave shfaq sot premierën e parë të këtij sezoni artistik me “Rozi dhe kopshti magjik” pjesa teatralo-muzikore që do të ngjitet në skenë në datat 20 dhe 21 shtator. Kjo do të jetë një premier ndryshe nga të tjerat, e që do të lidhet drejtëpërdejtë me konsumin frutave nga fëmijët, prandaj ajo do të përcjellë një mesazh me rëndësi tek shikuesit e vegjël.
“Kjo është shfaqja e tretë që përgatisim ne si institucion, duke kontribuar konkretisht në ngritjen e Teatrit të Fëmijëve përveç Teatrit të Kukullave. Tani është radha e premierës “Rozi dhe kopshti magjik”. Për të tretën herë vihen përballë fëmijët aktorë me fëmijët në sallë në një komunikim ndryshe. Fëmijët aktrojnë, kërcejnë dhe këndojnë shprehin botën e tyre dhe mbi të gjitha me tekste të shkruara enkas për ta. Është si një sfidë që nuk trembem ta ndjek deri në fund.”- thotë Monika Lubonja drejtore e Teatrit Kombëtar të
Shfaqja e pjesës teatrale “ROZI DHE KOPSHTI MAGJIK” synon të përcjellë tek fëmijët mesazhin për ushqimin e shëndetshëm, organik dhe të freskët. Ajo përçon vlerat që përmbajnë frutat dhe perimet nëpërmjet lojës artistike dhe përfshirjes së personazhit kryesor në aktivitete si mbjellja në kopsh dhe gatimi duke i orientuar fëmijët drejt natyrës dhe ushqimit të shëndetshëm.
Por që të përcillet ky mesazh pozitiv tek fëmijët, pjesë e rëndësishme e shfaqjes është edhe përdorimi i frutave në hapësirë sa më të madhe, përveçse fëmijët janë të veshur me kostume që simbolizojnë frutat, gjithë pjesa e skenës është e mbushur po ashtu me fruta të cilat nrmalisht janë punuar me matriale.
Në një intervistë skulptorja e shfaqjes Anisa Sala tregon edhe realizimi dhe rëndësinë e ekspozimit të frutave në skenë, kjo për të përmbushur qëllimi e premierës.
Si është bërë realizimi i frutave?
Realizimi i frutave është bërë me polisterol dhe të pikturuara me bojra akreliku. Punimi i frutave është bërë në mënyrë që ato të duken sa më reale përpara fëmijëve.
Sa interesante e bënë prania e tyre shfaqjen?
Ato janë pjesë e shfaqjes sepse aktorët e vegjël i kanë fruta dhe perime në personazh. Po ashtu frutat shërbejnë si dekor , frutat siç kanë vlerë në jetën e përditshme edhe skenën e shfaqjes teatrale e mbushin me ngjyra, jetë e me plot shije.
Sa shpesh frutat përdoren nëpër shfaqje dhe çfarë qëllimi ka ekspozimi i tyre para fëmijëve?
Në shumë prej shfaqjeve janë përdorur frutat, por ato kanë qënë elemente përmbushëse, në këtë shfaqje që duhet thënë është tepër e veçantë për nga mesazhi që përcjellë dekori me fruta dhe perime ka qënë primar dhe ka mbushur gjithë skenën. Është e sigurt që pasi fëmijët të kenë parë këtë shfaqje do të hanë më shumë fruta e perime. Dhe kështu do të jenë më të shëndetshëm.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/