Grabitja e bankës në Bllok, “Apeli” refuzon lirimin e Robert Kullës

Grabitja e bankës në Bllok, “Apeli” refuzon lirimin e Robert Kullës

141
0
Shares

Gjykata e Apelit në Tiranë ka refuzuar kërkesën e Robert Kullës për ta liruar nga burgu. Ai u prangos me 30 Gusht nga policia, pas dyshimeve se ishte i përfshirë në grabitjen e bankës së nivelit të dytë në Bllok, në fillim të muajit Gusht.
Në 3 shtator, Shkalla e Parë vendosi si masë sigurie 1 muaj burg. Togat e zeza argumentuan se për të ndaluarin nuk kanë ndryshuar kushtet dhe koha prej 30 ditësh i nevojitet Prokurorisë për të verifikuar  dyshimet e saj.
Robert Kulla pretendon se ditën kur është grabitur banka ai nuk ka qenë në Tiranë, por me pushime së bashku me familjen e tij. Sipas dëshmisë së tij, paratë e gjetura në banesë janë nga qiratë e tre bizneseve të cilat ai i ka në pronësi.
Robert Kulla u ndalua nga policia në Tiranë në 30 Shtator, 3 javë pas grabitjes së bashku me Roland Liti dhe Alan Babameto. Për këtë të fundit ditën e hënë Gjykata e Apelit vendosi të lërë në fuqi masën e sigurisë arrest me burg, marrë nga gjykata e shkallës së parë. Ndërsa i arrestuari tjetër për këtë grabitje Roland Liti pritet të dalë para gjykatës së apelit ditën e enjte.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY