Gazeta e Kokëdhimës/ “Mafia e plehrave përçan PS-në”

Gazeta e Kokëdhimës/ “Mafia e plehrave përçan PS-në”

38
0
Shares

Gazeta e ish-deputetit socialist Koço Kokëdhima është hapur sot me kryeartikullin “Mafia e plehrave” përçan PS-në.

Shkrimi pasqyron debatet që mbizotëruan dje në mbledhjen e Grupit të PS për nismën e tre deputetëve të majtë dhe vë në dukje faktin se përkundër deputetëve socialistë që nuk e pranojnë importin e mbetjeve, këtë radhë ka dalë vetë Rama, ai që e shfuqizoi ligjin e vitit 2013.

Shkrimi i plotë si më poshtë:

Deputetët e PS-së kërkojnë në mbledhjen e grupit, garanci për projektligjin e importit të plehrave duke mos shkelur premtimin e tre viteve më parë për t’I hapur rrugë mbetjeve të rrezikshme. Risjella në Kuvend e projektligjit “Për menaxhimin e integruar të mbetjeve” nga tre deputetë të mazhorancës dhe reagimin që ka nxitur tek shoqëria civile nuk është lënë jashtë vëmendjes edhe në mbledhjen e radhës të grupit të PS.

Shfuqizimi i ligjit të qeverisë Berisha për importin e mbetjeve ishte vendimi i parë i qeverisë Rama, ndaj rikthimi i tij ka shqetësuar jo vetëm ambientalistët, por edhe vetë deputetët e majtë. Nismëtarë të këtij projektligji janë dy deputetë të PS, Eduard Shalsi, Ervin Bushati dhe një i LSI, Bujar Derveni.

Ata thonë se qëllimi I kësaj nimes është të shpëtojnë industrinë e riciklimit nga falimenti me anë të importit të një sërë mbetjesh që sipas tyre nuk janë të rrezikshme për mjedisin.

Por mbledhja e djeshme e grupit të PS është shoqëruar me debate mes deputetëve nismëtarë të projektligjit dhe Arta Dades e Valentina Leskajt.

Socialistët kanë kërkuar më tepër transparencë.

Mësohet se Shalsi ka bërë të ditur se do të lejohen vetëm 5 lloje nga lista e gjelbër e mbetjeve. Në mbledhjen e grupit socialist ka qënë i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama, i cili ka deklaruar se vendimi i qeverisë në vitin 2013 për anulimin e ligjit për importin dhe riciklimin asokohe ka qënë I drejtë. Ai ka mbëhstetur nismën e tre deputetëve duke thënë se kushtet kanë ndryshuar dhe garancia e siguria për mbrojtjen e mjedisit janë rritur. Kreu i qeverisë ka thënë se me vendimin e Këshillit të Ministrave do të përcaktohet lista e mbetjeve të rrezikshme që do të futen në territorin shqiptarr duke e bërë sipas tij një proces të kontrolluar.

/DRONI.al/

Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/

loading...
Loading...

LEAVE A REPLY