6872 është numri i të regjistruarve në rang vendi në fazën e parë të aplikimeve në universitet.
Kjo shifër është llogaritur deri në orën 16:00 të kësaj të marte, pasi sekretaritë mësimore të universiteteve dhe Agjencia Kombëtare e Provimeve do të vijojnë ta mbajnë të hapur procesin e aplikimit deri në orën 20:00 të mbrëmjes.
Ndërkohë që nga raportimet paraprake që vijnë nga Universiteti i Tiranës, rezultojnë që nga 5378 kuota të miratuara kanë mbetur rreth 4 mijë vende bosh, pasi vetëm 25% e maturantëve janë regjistruar në fazën e parë.
Ndërkohë që në Universitetin e Mjekësisë nga 888 kuota kanë mbetur 260 kuota bosh.
E njëjta situatë raportohet edhe në universitete të tjera, ku kotat e mbetura bosh premtojnë për mundësi më të shumta për maturantët që nuk fituan një degë apo ata që preferuan të rikandidojnë në fazën e dytë.
Universitetet pritet të publikojnë të mërkurën vendet bosh dhe listën me fituesit e fazës së parë.
/DRONI.al/
Për t’u bërë pjesë e grupit të "DRONI.al - Agjencia Kombëtare e Lajmeve" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI DRONI.AL: https://www.facebook.com/groups/426976918158037/