Prej gati 10 vitesh janë konsideruar si shembull për dashurinë e tyre.
Por ja që edhe histori dashurie si ajo e Angelina Jolie dhe Brad Pitt e paskan një fund.
Ditën e sotme, mediat ndërkombëtare shkruajnë se Jolie ka kërkuar divorcin nga aktori 51 – vjeçar, pas 2 vitesh të martuar. Lajmi është konfirmuar zyrtarisht nga avokati i aktores 41 – vjeçare.
Çifti hollivudian u martua në 2014-ën, pas 8 vitesh lidhje.
Jolie dhe Pitt kanë 6 fëmijë së bashku dhe sipas amerikanes “TMZ”, aktorja do të kërkojë kujdestarinë e tyre.
Arsyet e ndarjes nuk dihen, megjithatë, avokati i Jolie në qëndrimin e tij zyrtar tha: “Ky është një vendim në të mirë të familjes. Ajo nuk dëshiron ta komentojë këtë vendim dhe kërkon që të respektohet privacia e familjes”.





